Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Serbia po mposhtet në shtëpi përballë Letonisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, në grupin K ku ndodhet edhe Shqipëria. Edhe pse serbët i kanë “larë duart” me Botërorin, edhe tani po mposhten.
Letonezët kanë gjetur rrugën e rrjetës në Leskovc, me anë të Gurkovskis. Një aksion perfekt nga Letonia, me topin që shkoi në fundin e rrjetës, në minutën e 12-të të sfidës, duke shtangur serbët.
Megjithatë, edhe nëse Serbia mposhtet nuk lëviz nga vendi i katërt. Pra, rezultati nuk ndryshon fatet e tyre, për ta ndjekur Botërorin 2026, nga “televizori”.
The post Serbia turpërohet në shtëpi! Letonia e sheh veten në avantazh në pjesën e parë appeared first on GIJOTINA.
