UEFA Nations League/ Ndeshja San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kanë dalë në shitje biletat e rezervuara për tifozët shqiptarë për ndeshjen San Marino- Shqipëri, e vlefshme për UEFA Nations League-Liga C, që do të zhvillohet më 29 shtator 2026, në stadiumin e San Marinos.

Tifozët shqiptarë që dëshirojnë të ndjekin Kombëtaren në këtë sfidë në transfertë mund të blejnë biletat për sektorët e dedikuar për tifozerinë mike.

Sektorët për tifozët shqiptarë ndodhen në Tribunën SUD, e cila në platformën e shitjes së biletave është e përcaktuar si “Albania”.

Procedura e blerjes është e njëjtë me atë të ndjekur për ndeshjet e Kombëtares. Tifozët duhet të hyjnë në platformën zyrtare të shitjes së biletave, të krijojnë një llogari duke përdorur adresën e email-it dhe më pas të përzgjedhin vendet që dëshirojnë në sektorët e dedikuar për tifozerinë shqiptare.

Biletat mund t’i gjeni në këtë link: Biletat San Marino- Shqipëri

The post UEFA Nations League/ Ndeshja San Marino-Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët shqiptarë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: