“Fustani i hakmarrjes” i Princeshës Diana del në ankand

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Shtëpia e ankandeve njoftoi këtë të enjte se “fustani i famshëm i hakmarrjes” i veshur nga Princesha Diana pas rrëfimit publik të tradhëtisë nga Princi Charles do të dalë në ankand në Sotheby’s në New York më 9 dhjetor.

Çmimi i këtij fustani të zi me një dekolte të thellë, të nënshkruar nga Christina Stambolian, vlerësohet të jetë midis 150,000 dhe 300,000 dollarëve.

Një pjesë e të ardhurave do të shkojnë për Spitalin Mbretëror të Edinburgut, Skoci, i cili specializohet në shëndetin mendor.

Përpara këtij ankandi, fustani do të prezantohet në Londër midis 18 dhe 24 shtatorit, në Hong Kong (1-15 tetor), në Gjenevë (6-11 nëntor) dhe në Nju Jork (nga 2 dhjetori).

“Princesha e Popullit” e veshi këtë veshje, duke thyer kodet e familjes mbretërore britanike gjatë një gala bamirësie në qershor të vitit 1994, pasi burri i saj pranoi pabesinë e tij në televizion.

“Princesha Diana e shndërroi këtë fustan në një nga mesazhet më të fuqishme që ka dërguar ndonjëherë”, tha Morgan Halimi, drejtuese e modës në Sotheby’s.

Fustani ishte shitur tashmë në ankand për të ndihmuar bamirësitë kundër kancerit dhe AIDS-it në qershor të vitit 1997, pak para vdekjes së Dianës në një aksident me makinë në Paris më 31 gusht, në moshën 36 vjeç.

The post “Fustani i hakmarrjes” i Princeshës Diana del në ankand appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: