Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Situata në Top Channel ka marrë një kthesë të papritur këtë pasdite, pasi drejtuesit e televizionit kanë vendosur të largojnë nga “Wake Up” dy moderatoret kryesore, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj.
Vendimi vjen vetëm pak orë pasi vetë Enxhi dhe Neada, gjatë transmetimit të sotëm në mëngjes, përgënjeshtruan publikisht lajmet mbi një konflikt fizik mes tyre, duke i cilësuar si thashetheme që qarkullonin pa asnjë bazë.
Megjithatë, burime konfirmojne se tensionet mes dy moderatoreve nuk janë as të reja e as të vogla. Përkundrazi, situata mes tyre prej kohësh ishte e acaruar dhe, sipas të njëjtave burime, përplasjet kanë degjeneruar deri në konflikt fizik prapa kamerave.
Në puntatën e fundit të “Wake Up”, ftohtësia mes tyre ishte e dukshme për këdo që ndiqte emisionin. Ndërsa bashkë-moderatori Blendi Salaj mundohej të mbante ekuilibrat, dinamika mes vajzave dukej se kishte humbur prej kohësh.
Treshja Blendi–Enxhi–Neada ishte një prej kombeve të mëngjesit në Top Channel, duke shoqëruar ndjekësit që nga radio te ekrani i televizorit. Por duket se ky format nuk do të vazhdojë më në këtë përbërje, pasi pasditja e sotme i gjeti vajzat jo vetëm në qendër të lajmeve, por edhe jashtë emisionit që drejtonin prej muajsh.
