Tragjedi në Kosovë! Gruaja shtatzënë humb jetën pas plagosjes me armë, bashkëshorti në gjendje e kritike

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Malishevën, ku një grua shtatzënë ka humbur jetën pasi u plagos me armë zjarri, ndërsa një burrë që mbeti i plagosur ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve të bëra publike, gruaja ishte në javën e 34-t të shtatzënisë. Ajo u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Gruaja ndërroi jetë në repartin e Emergjencës në QKUK.

Ndërkohë, edhe një burrë i moshës 26-vjeçare mbeti i plagosur në këtë ngjarje. Gjendja e tij shëndetësore raportohet si shumë e rëndë dhe jo stabile.

Ai është i intubuar dhe po mbahet në respirator, ndërsa ekipet mjekësore po vijojnë trajtimin dhe ekzaminimet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Malishevë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

The post Tragjedi në Kosovë! Gruaja shtatzënë humb jetën pas plagosjes me armë, bashkëshorti në gjendje e kritike appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: