“Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK për kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është paraqitur mëngjesin  e kësaj të marte, 18 nëntor, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.

Kjo është hera e dytë që Bylykbashi shkon në SPAK.

Pas daljes ai deklaroi se isha në SPAK për kallëzimin e bërë publik për aferën e ECO parkut në Durrës.

Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024.

‘Ajo është një aferë e pastër korruptive’ tha Bylykbashi.

Ai nuk ka treguar më shumë detaje teksa është shprehur se dëshiron të ruajë sekretin e veprimeve hetimore.

“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Duke filluar nga kryeministri Rama kallëzimi është publik, ne kemi bërë një konference, e kemi denoncuar si një aferë korruptive, ku është kontraktuar për 19 mln euro, diçka që më pas një kompani që është e lidhur me kompaninë e inceneratorëve, e ka bërë për 6.5 mln euro, dmth 12.5 mln euro janë vjedhur.

Në raport është më keq sesa tuneli i Llogarasë. Mbi bazën e atij kallëzimi dhe sot isha në këtë cilësi.

Dua të respektoj sekretin e veprimeve hetimore. Kallëzimi është i deputetëve të grupit parlamentar. Është një cështje që prek zonën zgjedhore bashkinë Durrës kam pasur interes”,- është shprehur Bylykbashi.

The post “Aferë e pastër korruptive”/ Bylykbashi: Isha në SPAK për kallëzimin që kemi bërë për ECO parkun e Durrësit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: