Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një banesë në Mat është përmbytur si pasojë e reshjeve intensive qe pushtuan vendin mëngjesin e sotëm.
Uji ka mbuluar thuajse totalisht ndërtesën, ndërsa si pasojë është evakuuar familja me 7 anëtarë që banonte në të.
Moti i keq me reshje shiu ka shkaktuar këtë të martë problematika në shumë qarqe të vendit. Uji ka përmbytur rrugë e toka bujqësore, ndërsa janë djegur edhe shtëpi si pasojë e rrufeve.
Meteorologët kanë paralajmëruar se situata me motin pritet të jetë kritike, ndërsa në fundjavë parashikohet të ketë edhe reshje dëbore.
The post ‘Fundoset’ banesa në Mat, evakuohet familja me shtatë anëtarë appeared first on GIJOTINA.
