I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim, 36-vjeçari arrestohet në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 73”.

I dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 36-vjeçari.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi:

N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

The post I dënuar në Maqedoninë e Veriut për falsifikim, 36-vjeçari arrestohet në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: