PS-PD bien dakord, nesër në Kuvend debat për situatën me krimin e organizuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kërkesa e opozitës për zhvillimin e mocionit me debat në seancën e nesërme plenare për rendin dhe sigurinë është miratuar. Mazhoraca ka kërkuar që debati të ishte pikë e fundit në rendin e ditës, por Partia Demokratike e kundërshtoi. Mocioni do të vijojë ditën e nesërme dhe palët kanë ranë dakord që debati ë vijojë për 129 minuta.

“Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria. Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.

Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar,” tha Gazment Bardhi.

The post PS-PD bien dakord, nesër në Kuvend debat për situatën me krimin e organizuar appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: