Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj elegante në darkën gala të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë. Ajo u shfaq me një fustan tepër seksi, ku detaji më i spikatur ishte pjesa e hapur në shpinë, duke i dhënë pamjes një elegancë të guximshme. Prania e saj u komentua gjerësisht në media dhe rrjetet sociale, ku shumë e vlerësuan për stilin e sofistikuar dhe vetëbesimin që transmetoi në tapetin e kuq.
31-vjeçarja ishte një nga fytyrat më të famshme të pranishme në darkën e presidentit amerikan, Donald Trump, për të mirëpritur Princin e Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, në turneun e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
