Goditja nga drejtësia, anulohet takimi që Balluku kishte planifikuar për të premten

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posacme përmbysi edhe agjendën e së premtes për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Lapsi.al mëson se një takim i planifikuar prej saj ma kancelarët e gjykatave të vendit nuk do të zhvillohet.

Fokusi i takimti kishte të bënte me masat e sigurisë nëpër gjykatat e vendit pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Por tashmë me statusin e ri si e pandehur dhe e pezulluar nga detyra, ky takim nuk pritet të mbahet. Po kështu të premten është anuluar edhe mbledhja e qeverisë.

7 orë takime në Kryeministri mes Ramës e Ballukut mbeten ende enigmatike për cfarë do të ndodhë me numrin dy të qeverisë. A do ta sfidojë më tej Rama drejtësinë e re, të cilën aq shumë e reklamon si arritje të tij, duke mos e lëshuar krahun e tij të djathtë në përballjen me akuzat? ©LAPSI.al

The post Goditja nga drejtësia, anulohet takimi që Balluku kishte planifikuar për të premten appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: