Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit/ Bllokohet qarkullimi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 19:45, në “Rrugën e Kombit”, në fshatin Qafë Mollë të Mirditës. Policia njofton se janë përplasur tre automjete (dy kamionë dhe një autoveturë).

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi Eugen Bardhoku, rreth 24 vjeç, banues në Rubik të Mirditës.

Sipas policisë drejtuesi i njërit prej kamionëve, shtetasi V. G., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për shkak të aksidentit është bllokuar Rruga e Kombit ndaj policia ka devijuar qarkullimin në aksin e vjetër Rubik – Rrëshen. ©LAPSI.al

The post Aksidenti i rëndë në Rrugën e Kombit/ Bllokohet qarkullimi appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: