Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sot se çështjen e pezullimit nga GJKKO të zëvëndëskryeministres Belinda Balluku do të apelohej në Gjykatën Kushtetuese, vjen dhe veprimi nga Kryeministria.
Kryeministria ka çuar çështjen në Kushtetuese, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Posaçme.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Kujtojmë se dje GJKKO caktoi masat ‘arrest shtëpie’ për dy zyrtarë, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ballukut, Gentian Gjyli, kreu i ARRSH dhe administratori i KESH-it, Erald Elezi.
Lexo më tej: Rama tregon rrugen: Ballukun nuk e shkarkoj, do shkoj në kushtetuese
The post Kryeministria nuk humb sekondin: Çon me urgjencë në Kushtetuese pezullimin e Ballukut appeared first on Lapsi.al.
