Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, një prej makinave shpërthen në flakë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin kombëtar Lushnjë-Rrogozhinë. Shkak u bë përplasja e dy mjeteve “kokë më kokë” dhe për pasojë një prej makinave ka marrë flakë.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi shoferët janë larguar nga rreziku.

Aksidenti ndodhi në rreth-rrotullim, kur mjeti tip ‘Ford’ ka goditur nga pas një makinë tip “BMW X5” dhe për pasojë ka marrë flakë. Zjarrfikësit e Lushnjës kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Policia Rrugore ndërkohë po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

 

The post Aksident i rëndë në Lushnjë-Rrogozhinë, një prej makinave shpërthen në flakë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: