Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në vend. Dy automjete janë përplasur në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit.

Mësohet se një mjet tip “Ford” ka goditur nga pas një mjet tip “BMW”. Si pasojë e goditjes “Ford”-i ka shpërthyer në flakë. Drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë menjëherë nga automjeti, duke marrë dëmtime të lehta.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia ndodhet tashmë në vendin e ngjarjes.

The post Tjetër aksident në vend/ Përplasen dy makina në aksin Lushnjë-Rrogozhinë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: