Arbër Hoxha është i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Sulmuesi i kombëtares shqoptare Arbër Hoxha po kalon një periudhë fantastike me klubin dhe kombëtaren.

Por nëse me kuqezinjtë më tepër ka qenë kontribues në lojë, me klubin e tij të Dinamos së Zagrebit është shndërruar në një protagonist absolut me golat e tij. Në ndeshjen e kësaj të shtunë, Arbër Hoxha ka realizuar dy gola. Dinamo Zagreb fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Varazdin.

Goli i parë i Hoxhës u shënua në minutën e 37-të ndërsa në pjesën e dytë u vulos edhe fitorja. Për të tashmë janë pesë gola në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.

Në takimet e fundit, si me Shqipërinë, ashtu edhe te klubi nga Zagrebi, Hoxha ka marrë profilin e “heroit”. Me këtë fitore, Dinamo Zagreb i afrohet kreut me 1 pikë në ligën vendase.

Golat e Arber Hoxhes

The post Arbër Hoxha është i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: