Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Dhjetëra qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora janë nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar marshit kombëtar në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Qytetarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë kaluar përmes pikës kufitare të Morinit, në drejtim të Kosovës, për të marrë pjesë në tubimin e zhvilluar në Prishtinë.

Mes tyre janë edhe emigrantë shqiptarë të ardhur nga Zvicra, të cilët kanë udhëtuar drejt Kosovës për t’iu bashkuar marshimit dhe për të shprehur solidaritetin e tyre me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Marshi në Prishtinë zhvillohet në një kohë kur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ndodhet në fazën përfundimtare.

The post Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: