Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare ikona, Ornella Vanoni

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Bota e muzikës italiane humbi një prej ikonave të saj.  Legjenda Ornella Vanoni, u nda nga jeta në moshën 91 vjeçare. Lajmi për vdekjen e saj u dha në mediat italiane sipas të cilave ajo kishte pësuar arrest kardiak në banesën e saj në Milano , ku u gjet  e pa jetë nga ekipet e emergjencës.

Vanoni ishte e njohur për zërin e saj të veçantë, pasionin, mënyrën e interpretimit dhe një karrierë që zgjati gjashtë dekada.

Midis hiteve të saj më të famshme janë “Senza fine”, “L’appuntamento” dhe “La musica è finita”.

Vanoni u lidh emocionalisht dhe profesionalisht me artistin e madh Gino Paoli, me të cilin solli hitin “Senza fine”. Gjithashtu ajo mori pjese ne disa edicione te festivalit te San Remos.

Në qershor të këtij viti, Universiteti Shtetëror i Milanos i dha një çmim në “Muzikë, Kulturë, Media, Performance”, duke njohur jo vetëm talentin, por edhe ndikimin e saj kulturor.

Me vdekjen e Ornella Vanoni, Italia dhe bota humbi një zë unik, që pasuroi muzikën me ndjenjë, elegancë dhe historinë e një jete të jashtëzakonshme./mxh

Shpërndaje: