Sot tre ndeshje të Superligës, Elbasani kërkon rekordin në kryeqyte

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, elita e futbollit shqiptar rikthehet sot në fushë me tre takime. Duke nisur nga ora 16:00 në fushë zbresin katër skuadra.

Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias do luajnë kundër Bylisit. Ekipi i Mirel Josës do kërkojë surprizën në ‘Arena Egnatia’, duke kërkuar t’i bëjë dëm vendasve.

Po në këtë orar, në “Niko Dovana” të Durrësit luhet Vora – Teuta. Edhe pse si miq, Teuta luan në shtëpinë e saj pasi vorakët ende nuk e kanë gati stadiumin, duke gjetur një marrëveshje midis klubeve.

Mbrëmja sjell duelin Dinamo – AF Elbasani. Në orën 19:00 në “Air Albania” të dyja skuadrat do kërkojnë tri pikët. AF Elbasani kërkon suksesin e pestë radhazi për t’u gdhirë në krye.

Raundi i 12-të i Superligës mbyllet të dielën me takimet Flamurtari – KF Tirana dhe Partizani – Vllaznia. Janë shkodranët dhe AF Elbasani që me 23 pikë ndajnë kreun e renditjes.

Superliga, raundi 12-të:

E shtunë, 22 nëntor 2025

16:00 Egnatia – Bylis

16:00 Vora – Teuta

19:00 Dinamo – AF Elbasani

E diel, 23 nëntor 2025 – 16:30

Flamurtari – KF Tirana

Partizani – Vllaznia

Renditja:

The post Sot tre ndeshje të Superligës, Elbasani kërkon rekordin në kryeqyte appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: