Goli i Pulisic dhe Maignan që pret penalltinë, i japin tri pikët Milanit kundër Interit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Milani ka mundur Interin në derbin e parë të këtij sezoni me rezultatin 0-1, ku vendosi një gol i Pulisic dhe një penallti e pritur nga Maignan.

Sfida e luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për zikaltrit, të cilët u ndalën dy herë nga Maignan dhe një herë nga shtylla.

Edhe në pjesën e dytë, ekipi i Chivu e nisi me vrull, por pa një kundërsulmi në minutën e 54’, Saelemaekers goditi dhe u ndal nga Sommer, por Pulisic ishte aty për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Zikaltrit kishin rastin e artë në minutën e 74’, kur pas një rishikimi me VAR, gjyqtari akordoi penallti për Interin, por Calhanoglu u ndal nga Maignan.

Me këtë fitore, Milani ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Roma kryesuese, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me një pikë më pak.

INTER 0-1 MILAN

Pulisic 54′

74′ Calhanoglu godet nga pika e bardhë, por Maignan e ndal. (Video)

54′ Goool Milan 0-1/ Saelemaekers godet nga distanca dhe ndalet nga Sommer, por Pulisic shfaqet në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë topin drejt rrjetës. (Video)

gijotina.com/

The post Goli i Pulisic dhe Maignan që pret penalltinë, i japin tri pikët Milanit kundër Interit appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: