“Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Demokratët janë mbledhur në protestë pasditen e kësaj të hëne për të dytën herë radhazi për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut nga pushteti.

Ata janë mbledhur para kryeministrisë teksa nuk kanë munguar as pankartat pikante.

“Na gjeti Bela(ja)“, shkruan një pankartë.

“Zgjedhje pa Ramën”,- shkruan një tjetër.

“Bela hap krahun”, “Nëse vjedh një bukë të fusin në qeli, nëse vjedh në popull, të japin ministri”,- thuhet në disa të tjera.

Opozita kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe Belinda Balluku, pas marrjes së kësaj të fundit si e pandehur nga ana e SPAK dhe vendosjes së masës pezullim nga detyra nga GJKKO.

 

The post “Na gjeti Bela(ja)”/ Pankartat pikante nga protesta te Kryeministria – FOTO appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: