Operacioni në Orosh dalin detaje të reja: Dy të rrethuarit, të sapo kthyer nga Siria?

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Tension i lartë vijon në Orosh të Fushë-Arrëzit, ku forcat e Policisë së Pukës dhe RENEA-s kanë rrethuar një banesë të braktisur ku dy persona me rrezikshmëri të lartë dyshohet se janë fshehur prej orëve të paradites.

Burime nga vendngjarja konfirmojnë se personi i dytë i ngujuar është Arben  Uka, i cili ka qenë më herët në ndjekje nga strukturat e antiterrorit. Paralelisht, policia ka shoqëruar edhe vëllain e Julian Cumrakut, 24-vjeçarit të identifikuar si personi tjetër i ngujuar në banesën e braktisur.

Sipas informacioneve operative, të dy të kërkuarit dyshohet se kanë qenë më herët në Siri, dhe hetimet paraprake po i trajtojnë si të mundshëm pjesëtarë të grupeve terroriste. Këto dyshime kanë shtuar nivelin e sigurisë dhe masat e ndërhyrjes nga forcat speciale.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që policia të publikojë informacione të tjera zyrtare në orët në vijim.

The post Operacioni në Orosh dalin detaje të reja: Dy të rrethuarit, të sapo kthyer nga Siria? appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: