Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 18-vjeçari, shpallet në kërkim autori

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 18-vjeçar.

Plagosja me thikë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia ka identifikuar autorin, një 19-vjeçar me inicialet E.R., dhe po punon për kapjen e tij.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 19 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar.

Punohet për kapjen e tij.”– njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 18-vjeçari, shpallet në kërkim autori appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: