Takimi me krerët e grupeve/ VanHorn: SHBA do të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn zhvilloi të martën një takim me kryetarët e grupeve parlamentare.

Lajmi u konfirmua nga vetë Ambasada Amerikane, e cila ndau foto në rrjetet sociale nga takimi i Van Horn me dy drejtuesit e grupeve parlamentare, Taulant Balla nga Partia Socialiste dhe Gazment Bardhin nga Partia Demokratike.

Sipas ambasadës, kryediplomatja VanHorn është shprehur se SHBA do të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn zhvilloi sot diskutime frytdhënëse me kryetarët e grupeve parlamentare, duke i angazhuar ata në planet e tyre për të përmbushur pritshmëritë e popullit shqiptar. Ajo theksoi se dialogu konstruktiv dhe liria e fjalës janë shtylla të institucioneve të forta politike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara pret të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik për t’i bërë vendet tona më të sigurta dhe më të begata”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

The post Takimi me krerët e grupeve/ VanHorn: SHBA do të bashkëpunojë me përfaqësues nga i gjithë spektri politik appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: