Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Zbulohen të tjera informacione lidhur me ndalimin e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të gjerë të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Në momentin e ekzekutimit të urdhrit, Haxhiaj ndodhej në ambientet e Akademisë së Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tre-mujor specializimi për Antiterrorin.
FOTO/ SPAK e akuzon për përfshirje në grupin e trafikut ndërkombëtar të drogës, ky është oficeri i Antiterrorit që u arrestua!
Paraprakisht, ai ka shërbyer në Forcat Operacionale, ndërsa masa e sigurisë ndaj tij është zbatuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
The post Arrestimi i oficerit të Antiterrorit/ Prangat iu vunë në Akademinë e Policisë appeared first on Lapsi.al.
