Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka lënë sot në burg të dyshuarit për terrorizëm Erzen Uka dhe Julian Cumraku.
Në orën 13:00 u mbajt seanca sa i përket caktimit të masë së sigurisë ndaj tyre, ndërkohë që togat e zeza i lanë në burg.
Kujtojmë se Hamza (Erzen) Ukës dhe Julian Cumrakut, iu dorëzuan forcave RENEA pas 12 orësh negociata, ndërsa fshiheshin në një banesë në fshatin Orosh të Fushë-Arrëzit. Dyshimet janë se ata qëndronin të fshehur në këtë banesë prej dy muajsh.
The post Planifikuan sulm terrorist, Gjykata lë në qeli Erzen Ukën dhe Julian Cumrakun appeared first on Lapsi.al.
