Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Fermerët në Kosovë kanë protestuar sot para Ministrisë së Bujqësisë duke kërkuan që të nis grumbullimi i qumështit, pasi prej katër ditësh është ndaluar përkohësisht prodhimi i tij.

Protesta nisi në orën 13:00 ku fermerët erdhën me traktorët dhe mjetet e tyre të punës së bashku me boritë që nuk pushonin, shkruan KosovaPress.

Më pas, ata nisën të derdhin qumështin fillimisht në oborrin e ministrisë, e më pas edhe pranë institucionit.

Kur fermerët provuan të afroheshin pranë ministrisë, patë disa mosmarrëveshje mes tyre dhe zyrtarëve policorë, megjithatë ata nuk u ndalen duke u ofruar deri afër objektit të ministrisë.

Gjatë protestës ata kishin edhe parullat si “Fermeri nuk është armiku”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos na lini pa bukë”, “Puna jonë, e drejta jonë” e të tjerë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së Qumështarëve, Fidan Krasniqi tregoi arsyet e mbajtjes së protestës.

Ndërsa Kushtrim Tigani, pjesëmarrës në protestë kërkoi që të publikohen rezultatet për prezencën e qumështit pluhur.

“Ne si qumështore më e madhe në Kosovë e grumbullojmë mbi 50% të qumështit të Kosovës. Të gjithë këta bujq e sjellin qumështin te ne mbi 100 mijë litra në ditë. Disa ushtarë të Facebookut që po dalin dhe po e baltosin këtë fermer punëtor dhe gjithë ata fermerë të cilët e prodhojnë qumështin dhe e përpunojmë qumështin i bëj thirrje sa më parë ministrit të Bujqësisë, AUV-it të dalin me rezultate ato të cilat i kanë gjet për prezencën e qumështit pluhur, që nuk ka qumësht pluhur edhe këta e dinë që nuk ka qumësht pluhur, le të dalin me rezultat sa më parë edhe për analiza të qumështit “Vita” i duhen me javë me analiza me dal rezultati”,  tha Tigani.

Aktualisht po mbahet një takim mes Ministrisë së Bujqësisë dhe fermerëve, ku pas takimit pritet të deklarohen.

The post Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: