Partia Progresive Serbe, SNS ka hedhur akuza ndaj televizionin shtetëror, RTS për censurimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Një deklaratë SNS u shpreh se RTS ishte dhe mbetet një zgjatim i përpjekjes për një revolucion me ngjyra, term i përdorur për protestat e udhëhequra nga studentët.
Deklarata shton se ata telefonuan RTS-në për të shpjeguar pse komentet e Vuçiçit u ndërprenë në lajmet kryesore të mbrëmjes. SNS pretendoi se kjo ishte censurë dhe jo një problem teknik.
RTS nga ana tjetër ka deklaruar se Vuçiç do të shfaqej drejtpërdrejt në lajmet kryesore të mbrëmjes, të cilat filluan me presidentin, por u ndërprenë nga një përkeqësim i sinjalit pas rreth 10 minutash.
“Ne i bëjmë thirrje RTS-së që të informojë menjëherë publikun se kush i urdhëroi ata të ndërpresin komentet e Aleksandar Vuçiç gjatë lajmeve”, tha SNS.
SNS pretendoi se asnjë nga transmetimet e mëparshme nga Shtetet e Bashkuara nuk kishte probleme teknike të këtij niveli.
The post Partia Progresive Serbe akuza ndaj televizionit shtetëror për censurim të presidentit Vuçiç appeared first on Euronews Albania.
