Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Dëbora ka mbuluar zonat malore të qarkut të Kukësit. Bora ka prekur gjithashtu edhe disa segmente të Rrugës së Kombit. Mjetet borëpastruese dhe ato të hedhjes së kripës vijojnë patrullimin përgjatë aksit.
Reshjet nisën rreth orës 04:00. Ndonëse aktualisht reshjet kanë pushuar dhe trafiku zhvillohet normalisht, autoritetet dhe kompania mirëmbajtëse e Rrugës së Kombit bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve. Temperaturat e ulëta mund të krijojnë rrëshqitje apo ngrica në orët në vijim.
The post Dëbora shtron në Kukës, ‘prek’ edhe disa segmente të Rrugës së Kombit appeared first on Lapsi.al.
