Thellohet bilanci tragjik në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Numri i viktimave nga zjarri më i madh në dekada në Hong Kong ka arritur në 128, ndërsa autoritetet njoftuan për përfundimin e operacioneve për fikjen e flakëve.

Sipas BBC, familjarët e dhjetëra personave që konsiderohen të zhdukur po kërkojnë të afërmit e tyre në spitalet e qytetit. Zjarri shpërtheu të mërkurën pasdite në kompleksin e banesave Wang Fuk Court në distriktin Tai Po dhe u përhap me shpejtësi në tetë ndërtesa të larta.

Pas më shumë se 40 orësh përpjekjesh për fikje, zjarrfikësit njoftuan se flakët ishin “shuar kryesisht” në orën 10:18 të mëngjesit të së enjtes, më 28 nëntor. Autoritetet thanë se operacionet për fikjen e zjarrit janë përfunduar dhe hetimet për shkaqet e tij janë duke vazhduar.

Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë, duke përfshirë skelat prej bambuje dhe rrjetat plastike që mbështillnin ndërtesat si pjesë e një projekti rinovimi të madh. Megjithatë, shumë persona vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur, ndërsa numri i saktë i të zhdukurve nuk është përditësuar që nga mëngjesi i së enjtes.

Ky incident shënon zjarri më vdekjeprurës në Hong Kong që nga viti 1948, kur një shpërthim i pasuar nga zjarri vrau të paktën 135 persona.

The post Thellohet bilanci tragjik në Hong Kong, shkon në 128 numri i viktimave appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: