Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një shaka në X është kthyer në një lajm të rremë me përmasa globale që ka përfshirë trajnerin e Romës, Gian Piero Gasperini. Në Argjentinë u transmetua një reportazh televiziv mbi çështjen e njohur të burrit nga Mantova, i cili ishte veshur si nëna e tij — e cila kishte vdekur në vitin 2022 — për të vazhduar të tërhiqte pensionin e saj. Trupi i mumifikuar i gruas, ndërkohë, ishte fshehur në banesë. Ditët e fundit fotoja e burrit i veshur si nëna e tij dhe videoja që e tregonte duke ecur në rrugë kanë bërë xhiron e botës.
Telefe Noticias bie “viktimë”
E pra, edhe Telefe Noticias, në kanalin e saj në YouTube me mbi dy milionë abonentë, publikoi një video të shkurtër për të raportuar lajmin e mashtruesit, por duke futur gabimisht në shërbim memen që paraqiste fytyrën e vetë teknikut Gasperini në vend të asaj të mashtruesit. Ditët e fundit në rrjete sociale kishin qarkulluar shumë meme me personazhe të njohur të përfshirë si shaka në disa imazhe ku paraqiteshin si burri nga Mantova i veshur si nëna e tij. Një nga këto foto paraqiste pikërisht teknikun Gasperini, i cili përfundoi në mënyrë të pabesueshme në reportazhin argjentinas. Televizioni më pas e hoqi menjëherë videon, por në rrjete sociale ka mbetur ende gjurmë.
Shumë njerëz komentuan në rrjete sociale për këtë ngjarje sapo panë shërbimin televiziv. Gasperini në videon e shkurtër shfaqet një ose dy herë, edhe pse u transmetua edhe imazhi i saktë i burrit dhe i nënës së tij. Një gabim që televizioni u përpoq ta fshehte menjëherë duke eliminuar çdo gjurmë nga kanalet e veta, por dikush arriti të ruajë disa pamje ekrani dhe i publikoi ato në rrjet. Në fakt bëhet fjalë për një shaka, që u shndërrua në një fake news ndërkombëtar për një rast shumë të diskutuar në Itali.
Precedenti
Nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Mjafton të kujtojmë çfarë ndodhi në verën e vitit 2024, kur llogaria “Wall Street Silver” publikoi një postim në X: “BREAKING: departamenti i policisë së Butler konfirmon arrestimin e Mark Violets, i identifikuar si atentatori i Trump dhe një ekstremist i njohur antifa”. Referenca ndaj atentatorit të Trump në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse Marco Violi, youtuber i njohur, gazetar dhe tifoz i Romës, i cili u detyrua të nxitojë të mohojë gjithçka. Edhe në atë rast, fotoja e tij e publikuar për shaka në X u shndërrua në një fake news ndërkombëtar.
Major blue-tick accounts are falsely claiming that “Antifa extremist Mark Violets” was the shooter at a Trump rally in Pennsylvania today, who earlier revealed his plan in a YouTube video.
The video shows Italian football fan Marco Violi, who has nothing to do with the shooting. pic.twitter.com/bh6YIbWQLI
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) July 14, 2024
The post Gafë e bujshme e TV argjentinas, Gasperini ngatërrohet me mashtruesin e pensionit appeared first on Lapsi.al.
