Vllaznia mundet nga Teuta në Shkodër dhe lëshon kreun e tabelës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Vllaznia është mposhtur në ndeshjen e javës së 13-të të Superiores përballë Teutës me rezultatin 0-1.

Goli i vetëm në “Loro Boriçi” u shënua në minutën e 84’ nga Beshiraj, i cili i dha tre pikë të rëndësishme durrsakëve dhe fitoren e parë në Shkodër pas 8 vitesh.

Ekipi i Dobit e mbylli sfidën me 10 lojtarë pas daljes së kuq të Fadairos në minutën e 90’, pasi u vonua të linte lojën në zëvendësim.

REZULTATI:

Vllaznia 0-1 Teuta

Beshiraj 84’

84’ GOOOL TEUTA! Kundërsulm i shpejtë i durrsakëve me Beshirajn i cili i shpëton pozicionit jashtë loje pas një gjuajtje të devijuar dhe mposht Pohls. (VIDEO)

Me këtë fitore, Teuta ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa Vllaznia është e dyta me 24 pikë, një më pak se Elbasani kryesues. Vendin e parë e mban Elbasani me 25 pikë, kjo pas barazimit pa gola me Partizanin në shtëpi. Ky barazim i shërbeu disi “Demave” të largohen nga zona e ftohtë, duke u ngjitur në vendin e 6-të me 14 pikë.

Renditja:

gijotina.com/

 

 

The post Vllaznia mundet nga Teuta në Shkodër dhe lëshon kreun e tabelës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: