Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

The post Policia del me njoftim: Biznesmeniu gjet i vrarë brenda një makine appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: