Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një mjet tip Audi është përfshirë në një aksident në daljen jugore të Lushnjës pak minuta pas mesnatës.

Makina drejtuar nga Aleksandro Braholli, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor në rrethrrotullimin e Savrës.

Sipas informacioneve të para, nga përplasja drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Fierit. Sipas policisë në vend ngjarje dyshohet se i riu nuk e ka parë rrethrrotullimin dhe duke dalë nga qyteti i Lushnjës i ka rënë drejt për drejt aksit rrugor.

Përplasja me shtyllën ka qenë e fortë dhe përveç dëmeve materiale të mjetit është plagosur edhe drejtuesi, por jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në Lushnjë/ Automjeti përplaset me shtyllën e ndriçimit appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: