Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Rroskovecit, ku një furgon me targa të huaja, angleze, ka goditur një kalimtar që lëvizte me biçikletë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, drejtuesi i furgonit është një mashkull rreth të 40-tave, banues në Kurjan. Pas goditjes, furgoni ka lëvizur rreth 1 kilometër për shkak të debateve me familjarët e viktimës dhe situatës së krijuar në vendngjarje.

Personi që po përdorte biçikletën ka humbur jetën dhe trupi i tij është marrë nga ambulanca dhe dërguar në morg. Policia konfirmon aksidentin, por ende nuk jep detaje të mëtejshme për shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet njoftojnë se po kryhet dokumentimi dhe verifikimi i të gjitha provave në vendngjarje.

 

The post Furgoni me targa të huaja godet një kalimtar me biçikletë, humb jetën qytetari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: