Lajm i ëmbël për fansat/ Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker mirëpresin bebin e dytë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktorja amerikane Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, Cole Tucker, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.

Hudgens, 36-vjeç, ndau lajmin përmes një postimi në Instagram ku shfaqej në krevatin e spitalit, duke shkruar: “Ja ku jam… Kam sjellë në jetë një tjetër fëmijë! Sa e jashtëzakonshme është lindja. Respekt për të gjitha nënat, trupi ynë është vërtet i pabesueshëm.”

Tucker, ish-lojtar profesionist bejsbolli i MLB-së, postoi gjithashtu në Instagram stories fotografinë e Hudgens me mbishkrimin: “Super Mom.”

Hudgens u bë e famshme me rolin e saj si Gabriella Montez në trilogjinë e Disney-it “High School Musical”. Tucker u tërhoq nga bejsbolli profesionist në maj 2025, pas një karriere që përfshinte edhe skuadrën e Los Angeles Angels.

Çifti u martua në Meksikë në dhjetor 2023 dhe kanë një fëmijë të parë, lindur në korrik 2024./mxh

Shpërndaje: