“Mirupafshim vitin tjetër” – Kryemadhi del nga SPAK përshëndet gazetarët (VIDEO)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë,  Monika Kryemadhi, është paraqitur këtë të hënë në SPAK  në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pasi doli nga ambientet e SPAK ajo ka përshëndetur edhe gazetarët.

“Grupi mirupafshim, po nuk u pamë, vitin tjetër”, dëgjohet të thotë Kryemadhi.

Më 28 korrik, SPAK njoftoi mbylljen e hetimeve  dhe dërgimin për gjykim të çështjes penale kundër ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas SPAK, Meta i cili prej më shumë se një viti ndodhet në burg akuzohet për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

 

The post “Mirupafshim vitin tjetër” – Kryemadhi del nga SPAK përshëndet gazetarët (VIDEO) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: