“Balluku” në Kushtetuese/ Ja kur do të mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Mbledhja e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së qeverisë për çështjen e Belinda Ballukut pritet të mbahet ditën e enjte (4 dhjetor 2025).

Në këtë mbledhje do të vendoset nëse do të kalohet apo jo për shqyrtim kërkesa e qeverisë e cila kërkon shuarje të masës së sigurisë të vendosur ndaj Ballukut nga ana e GJKKO, e cila e ka pezulluar atë nga detyra si zv/kryeministre dhe ministre.

Ishte Kolegji ai i cili vendosi  paraditen e sotme që çështja t’i kalojë Mbledhjes së Gjyqtarëve, e cila do të vlerësojë nëse plotësohen të gjitha kriteret e pranueshmërisë për ta dërguar atë në seancë plenare apo jo.

Ndërkohë ditën e sotme edhe vetë Balluku  ankimoi  në Apel vendimin e GJKKO për masat e sigurisë të vendosura ndaj saj

Vendimi i Gjykatës së Posaçme, GJKKO u dha në datë 22 nëntor. Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për Belinda Ballukun: “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tendera.

Disa ditë më vonë, qeveria dërgoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres Belinda Ballukun. Rama e cilësoi cenim të ekzekutivit vendimin e Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe zv.kryeministren Belinda Balluku.

The post “Balluku” në Kushtetuese/ Ja kur do të mblidhen gjyqtarët për kërkesën e Qeverisë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: