Erdhi për “pushime”, por vodhi makina: Arrestohet 54-vjeçari nga Italia në Shijak

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 54-vjeçar me banim në Torino është arrestuar në Shijak pasi ka tentuar të vidhte dy automjete, ndërsa në një makinë tjetër vodhi sende me vlerë.

Raportohet se i arrestuari është shtetasi M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.

Sakaq, nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “vjedhja”.

The post Erdhi për “pushime”, por vodhi makina: Arrestohet 54-vjeçari nga Italia në Shijak appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: