Pas akuzave për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Lirohet ish-Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, e cila u ndalua të martën pasdite në Belgjikë, si pjesë e hetimit për tenderin për një projekt për të krijuar një kurs pasuniversitar të financuar nga BE-ja për diplomatë të rinj në Kolegjin Evropian në Bruges.

Agjencia e lajmeve Agi raporton se Mogherini u ndalua së bashku me dy italianë të tjerë, Ambasadorin Stefano Sannino, ish-Sekretar i Përgjithshëm i EEAS, organit evropian që kishte iniciuar tenderin prej 990,000 eurosh për kursin në vitin 2021-22 në Kolegjin Evropian. Po ashtu u ndalua dhe Cesare Zegretti, menaxher i të njëjtit kolegj prestigjioz të Bruges.

Akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit Federal në Bruges dhe Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) përfshijnë mashtrim në prokurimin publik, korrupsion, konflikt interesi, shkelje të sekretit profesional dhe konkurrencë të padrejtë.

 

The post Pas akuzave për mashtrim dhe korrupsion, lirohet Federica Mogherini appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: