Qerret, agravon sherri mes të rinjve: 20-vjeçari përfundon i therur me thikë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret, ku një 20-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti.

I riu, me inicialet E.M., është dërguar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është futur menjëherë në sallën e operacionit.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ndërsa i plagosuri mësohet të ketë qenë i përfshirë edhe më herët në episode problematike.

The post Qerret, agravon sherri mes të rinjve: 20-vjeçari përfundon i therur me thikë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: