Tre kate u ndërtuan pa leje, bllokohet pallati në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka vënë shiritin e ndalimit në një pallat 14-katësh, pasi ka rezultuar se një pjesë e tij ishte ndërtuar pa leje.

Pallati ndodhet në Rrugën e Kastriotëve, mbi Terminalin e Autobusave të Jugut dhe Veriut. Nga 14 katet mbi tokë dhe një kat nëntokë, tre kate janë realizuar pa leje.

Objekti është pezulluar dhe është vendosur shiriti për ndalimin e përdorimit.

The post Tre kate u ndërtuan pa leje, bllokohet pallati në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: