Portieri i Chelseat në qendër të kritikave, Alonso i del në mbrojtje

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka dalë në mbrojtje të portierit Robert Sanchez pas paraqitjes së tij të dobët në fitoren 3-2 ndaj Fulhamit.

Chelsea e nisi me fitore sezonin e ri në Premier Ligë dhe epokën e Xabi Alonsos në stolin e skuadrës, por paraqitja e Sanchezit në portë la shumë për të dëshiruar.

Portieri spanjoll u mposht në shtyllën e afërt nga Josh King, ndërsa ishte fajtor edhe për golin e dytë të Fulhamit, pasi nuk arriti ta largonte siç duhet goditjen, duke i dhënë mundësi Gonzalo Garcias të shënonte nga afërsia.

Megjithatë, Alonso nuk dëshironte ta kritikonte publikisht portierin e tij.
“Bëhet fjalë për ekipin, jo për individin. Për golin e parë mund të mbroheshim më mirë, ndërsa mund ta shmangnim edhe të dytin. Por kjo është pjesë e lojës. Duhet ta pranojmë dhe të mësojmë. Ky do të jetë një proces”, tha Alonso.

Trajneri spanjoll më pas dha mesazhin e qartë për Sanchezit.
“Qetësohu dhe vazhdo. Ne duam të përmirësohemi në çdo aspekt, nga sulmuesit, mesfushorët, mbrojtësit e deri te portierët. Qëllimi ishte ta nisnim mirë dhe ia kemi dalë. Qetësohu dhe vazhdo”, shtoi ai.

Sanchez ka qenë portieri i parë i Chelseat që prej transferimit nga Brighton për rreth 20 milionë funte dhe deri më tani ka bërë 112 paraqitje për klubin londinez. Megjithatë, gabimet e tij të vazhdueshme kanë rikthyer pikëpyetjet për të ardhmen e tij në portën e Chelseat.
Ish-futbollistët dhe analistët Jamie Carragher dhe Gary Neville kanë bërë thirrje që Chelsea të transferojë një portier të ri para mbylljes së afatit kalimtar më 1 shtator.

The post Portieri i Chelseat në qendër të kritikave, Alonso i del në mbrojtje appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: