Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

gijotina.com/

The post Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: