Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”.
Automjeti me drejtuese shtetasen 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin 81 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 81-vjeçari.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 10:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtuese shtetasen S. S., 24 vjeçe, ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. C., 81 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, shtetasi R. C. ka humbur jetën.
Drejtuesja e automjetit shtetasja S. S., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
The post Aksident me vdekje në Shkodër, e reja përplasi me makinë të moshuarin appeared first on GIJOTINA.
