Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të premte në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan, ku mijëra qytetarë nga Tirana i janë drejtuar zonave turistike të juglindjes për fundjavë.
Për shkak të nisjes së pushimeve të shkurtra të fundjavës, kryeqyteti është “zbrazur” që në orët e para të pasdites , me qindra automjete që kanë krijuar radhë të gjata përgjatë gjithë segmentit.
Sipas autoritetet rrugore, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta.
Efektive te Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme që mund të rëndojnë më tej trafikun.
Autoritetet rrugore parashikojnë se fluksi do të mbetet i lartë deri në orët e mbrëmjes së premte , ndërsa edhe ditën e diel pritet një tjetër valë e madhe automjetesh në kthim drejt Tiranës.
gijotina.com/
The post Kaos në aksin Tiranë–Elbasan, kolona kilometrike makinash në Kërrabë appeared first on GIJOTINA.
