Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Policia e Tiranës njofton se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet.
Sipas një njoftimi zyrtar thuhet se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.
Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/Lajmi po përditësohet…
The post LAJM I FUNDIT/ Aksident i rëndë në Unazën e Madhe të Tiranës, humb jetën një person appeared first on Lapsi.al.
