Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në rrugën e Tushemishtit, kur automjeti me drejtues shtetasin P. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. P.

Njoftimi i policisë:

“Si pasojë, është dëmtuar shtetasi R. P. dhe 2 pasagjerë që ndodheshin me të në mjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, tha policia vendore.

Shoferi i mjetit tjetër, P. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga përplasja e fortë makinat janë bërë copash, duke pësuar dëmtime të rënda, teksa efektivët ndodhen në vendngjarje.

gijotina.com/

The post Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: