Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar.
Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona, ku njëra nga makinat është kthyer përmbys.
Kanë qenë drejtuesit e mjeteve te tjera, të cilët kanë pikasur aksidentin dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.
Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.
The post Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave appeared first on GIJOTINA.
