I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro.
Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të cilët i bënë nderimet e fundit artistit. Koço Qendro u vlerësua si një nga emrat e njohur të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, me një aktivitet artistik që u shtri për më shumë se gjashtë dekada.
Në ceremoni, kolegët ndanë kujtime dhe vlerësime për bashkëpunimin ndër vite me aktorin, duke kujtuar kontributin e tij në skenë dhe në ekran.
Me ndarjen nga jeta të Koço Qendros mbyllet rrugëtimi i një artisti me një karrierë të gjatë në shërbim të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, ndërsa veprimtaria e tij artistike mbetet pjesë e historisë së artit shqiptar.
The post I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro appeared first on Euronews Albania.
